Në laboratorin tonë ne përdorim metoda të ndryshme të procesimit dhe ngjyrimit histologjik, citologjik, histokimik, citokimik dhe imunohistokimik për diagnostikim të saktë dhe në kohë të shkurtë.
Mostrat indore ngjyrosen në mënyrë rutinore me metodën Hematoxylin & Eosin.
Mostrat citologjike ngjyrosen në mënyrë rutinore me metodën May-Grunwald-Giemsa.
Strishot citologjike cerviko-vaginale ngjyrosen në mënyrë rutinore me metodën Papanicolaou.
Në disa raste kur pranojmë mostra citologjike në formë të likidit të bollshëm, i procesojmë me metodën cytospin. Për këte përdorim pajisjen Hettich Rotofix 32 A me 12 stacione. Pajisja në fjalë na mundëson koncentrimin e qelizave në fushë katrore në preparatin mikroskopik në formë të një shtrese të hollë, të përshtatshme për vlerësim optimal citologjik, posaqërisht të mostrave me celularitet më të ulët. Kjo metodologji është e përshtatshme gjithashtu edhe për kuantifikim të neutrofileve në efuzionet artikulare e gjithashtu edhe për ngjyrime imunocitokimike.
Në disa raste kur pranojmë mostra citologjike në formë të likidit të bollshëm, krahas metodës CYTOSPIN i procesojmë edhe me metodën CYTOBLOCK. Përmes kësaj metode, duke i kombinuar metodat e fiksimit, mostrën citologjike e shëndrrojmë në bllok qelizor. Kjo na mundëson vlerësim morfologjik më të mirë e gjithashtu e bën mostrën citologjike të përshtatshme për metodat e ngjyrimit imunohistokimik dhe të analizës molekulare.
Mostrat citologjike në disa raste i ngjyrosim me metodën Perjodic Acid-Schiff (PAS).
Në laboratorin tonë aplikojmë ngjyrimet histokimike me sa vijon: Modified Giemsa, PAS, Alcian Blue, Mallory Trichrome, Reticulin Stain dhe Grocott.
Në laboratorin tonë në mënyrë rutinore aplikohen ngjyurimet imunohistokimike me këta markerë: ALK (Dako dhe Leica), AMACR, Bcl-2, Bcl-6, Calretinin, CD10, CD117, CD138, CD15, CD1a, CD20, CD23, CD3, CD31, CD34, CD4, CD45, CD5, CD56, CD61, CD68, CD8, CD99, Chromogranin A, Cyclin D1, Cytokeratin 19, Cytokeratin 20, Cytokeratin 5/6, Cytokeratin 7, Cytokeratin-MNF, Cytokeratin 34bE12, Estrogen Receptor, GFAP, Glycophorin A, Hepatocyte, IgKappa, IgLambda, Ki-67, Melan A, MUM-1, Myloperoxidase (MPO), Myogenin, p63, Pax-5, PLAP, Progesterone Receptor, PSA (Prostate Specific Antigen), S-100, SMA, Synaptophysin, TdT, Thyroglobulin, TTF-1 dhe Vimentin.
Gjithashtu, në nënyrë rutinore bëjmë testimet për amplifikimin e Her-2/neu (HercepTest nga DAKO), dhe ekspresionin e PD-L1 (nga Dako; Lung) dhe ALK (nga Leica).
Synimi jonë është të shtojmë numrin e markerëve imunohistokimik duke u siguruar për ruajtjen e kualitetit të ngjyrimeve.
Dërgesa e materialit bioptik dhe blloqeve të parafinës në adresën: Mati 1, B-Relax, V-Hyrja 1, K.1-L6,1 10000, Prishtinë, Kosovë