Qendra juaj e referimit për citologji, histopatologji, pap test, IHC dhe FoundationOne CDx
Metodat LaboratorikeFokusi jonë është diagnostika histopatologjike e sëmundjeve tumorale dhe jo tumorale. Në punën e përditshme, ne pranojmë mostra indore, qelizore dhe Pap teste nga Institucionet shëndetësore publike dhe private për diagnostikim histopatologjik, citologjik dhe imunohistokimik.
Aktiviteti jonë konsultativ mbështet patologët dhe klinicistët të cilët na dërgojnë raste diagnostike sfiduese për mendim të dytë.
Synimi kryesor aktivitetit tonë është diagnostikimi i cilësisë së lartë dhe i shpejtë.
Mostrat indore duhet të dërgohen në enë të mbyllura në formalinë 10% dhe të jenë të shoqëruara me fletëudhëzimin përkatës.
Forca jonë qëndron në përpunimin optimal dhe diagnostifikimin e saktë të mostrave indore në kohë të shkurtër.
Laboratori jonë është në kontakt me laboratore tjera Europiane dhe Amerikane për mendim konsultativ.
Orari i punës:
Hënë – Premte: 08:00 - 20:00
Shtunë: 09:00 - 14:00
Përvoja jonë profesionale është e ndërtuar nga trajnime të shumta në institucione elitare mjekësore në Europë dhe Amerikë si në fushën e histopatologjisë ashtu edhe të mjekësisë molekulare.
Stafi i laboratorit Nucleus janë pionerët e zhvillimit të Imunohistokimisë dhe Flow Citometrisë në Kosovë.
Në laboratorin tonë krahas punës profesionale diagnostike, në vazhdimsi zhvillohen projekte hulumtuese me kolegët tanë të jashtëm Doktorantë.
Laboratori jonë ofron edhe trajnime në teknikat e histopatologjisë, citologjisë dhe imunohistokimisë për studentët e studimeve themelore dhe pas universitare të lëmive biomjekësore.
Ne përdorim metoda të ndryshme laboratorike të cilat na ndihmojnë të arrijmë rezultate të sakta.
Stafi jonë profesional konsiston në 4 mjekë specialistë të Patologjisë, 3 teknike dhe 2 infermiere.
Dy nga mjekët tanë kanë titull akademik Doktor të shkencave mjekësore dhe janë staf akademik në Fakultetin e Mjekësisë.
Dy nga tekniket tona janë të shkolluara në universitete elitare në Turqi, drejtimi teknik-laborant për histopatologji. Si të tilla, janë të vetmet teknike të specializuara për histopatologji në Kosovë dhe rajon.
Stafi profesionalNucleusApp është aplikacioni i zhvilluar në Nucleus përmes të cilit me lehtësi dhe në mënyrë digjitale i qasemi raportit histopatologjik, fletëudhëzimit dhe video incizimit të ekzaminimit makroskopik të mostrës indore të pacientit.
NucleusPath është aplikacion softuerik i dizajnuar dhe zhvilluar në laboratorin Nucleus.
NucleusPath Mobile i mundëson mjekut referues qasje në raportin histopatologjik në kohë reale të gjenerimit të tij, duke mundësuar planifikim terapeutik në afatin më të shkurtë kohor.
Mjeku referues, përmes telefonit mobil ka qasje në video incizimet e ekzaminimit makroskopik të mostrave indore të cilat i ka dërguar në laboratorin tonë. Kështu rritet siguria diagnostike-laboratorike. Video incizimet njëkohësisht i shërbejnë edhe konziliumeve kliniko-patologjike.
NucleusPath Desktop është aplikacion i dedikuar për institucionet referuese që mundëson qasje direkte në raportet histopatologjike të pacientëve të tyre në kohë reale të gjenerimit të tyre.
Shkarkoni NucleusPathDërgesa e materialit bioptik dhe blloqeve të parafinës në adresën: Mati 1, B-Relax, V-Hyrja 1, K.1-L6,1 10000, Prishtinë, Kosovë